Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një shqiptar 43-vjeç ka mbetur i plagosur me armë zjarri.
Bëhet me dije se shqiptari është dërguar në spitalin e San Giuliano në Giugliano, me plagë të shumta. 43-vjeçari u godit nga shtatë të shtëna me armë zjarri, mes këmbëve, barkut dhe duarve.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari është qëlluar me armë, teksa dy persona kanë tentuar ta grabisin.
Dy persona me skuter kanë tentuar ta grabisin, ndërsa gjatë përplasjes e kanë qëlluar me armë.
Hetimet po zhvillohen nga karabinierët e Giugliano, të angazhuar për të rindërtuar dinamikën e saktë të ngjarjeve, ndërsa shqiptari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sondazh
Poll