Hapësire reklamuese

Rajoni

64 vatra zjarri në 24 orët e fundit, temperaturat rekord "gjunjëzojnë" Greqinë

Shkruar nga Newsbomb
64 vatra zjarri në 24 orët e fundit, temperaturat rekord
Zjarret në Greqi

Njësoj si Turqia, edhe Greqia po lufton me vatrat e zjarrit që kanë shpërthyer në disa zona në mbarë vendin, më tepër në zonat jugore.

Deri tani raportohet për një viktimë 55-vjeç i cili fillimisht u plagos nga flakët në rajonin e Ilia në gadishullin e Peloponezit dhe vdiq në spital.

Sipas shërbimit zjarrfikës vetëm në 24 orët e fundit kanë rënë 64 zjarre, 45 prej të cilave brenda disa orësh. Autoritetet kanë evakuar banorët në disa zona, ndërsa janë dhjetra zjarrfikëse që po punojnë dhe tetë avionë po përpiqen prej disa orësh të shuajnë zjarret në pyjet e rajonit të Ahaias dhe Ilias në gadishullin e Peloponezit pranë qytetit të Kranidit.

Përveç temperaturave shumë të larta, situata bëhet e vështirë pasi në disa raste, shpejtësia e erës i kalon 95 kilometra në orë.

Zjarret më të rrezikshme me të cilat përballen zjarrfikësit dhe që kërcënojnë vendbanimet në disa fshatra, janë në Megalopolis të Arkadisë, Mastrantoni të Ahaisë, Kranidi të Argolisë dhe Alpohori në Ilia.

Me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë, spitalet e Patrës, Pirgos dhe Argolisë janë vënë në gjendje gatishmërie, për shkak të zjarreve të vazhdueshme në zonë . Ndërkohë një 55-vjeçar ka humbur jetën nga asfiksia gjatë përpjekjeve për fikjen e zjarrit.

Përveç gadishullit të Peloponezit flakët po shkrumbojnë disa zona pyjore në Amfithea të Larisës, në Tebë ,në Agios Spiridon të Viotisë , në Fthiotida dhe Evia. Greqia ka vite që përballet me zjarret e mëdha , por ato janë bërë më shkatërruese pasi verat janë bërë më të nxehta dhe më të thata.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese