Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

4 vite në qendrën e paraburgimit të Gjykatës Speciale, prindërit e Hashim Thaçit shkojnë në Hagë për ta vizituar

Shkruar nga Newsbomb
4 vite në qendrën e paraburgimit të Gjykatës Speciale,
Prindërit e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Hagë

Prindërit e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ndodhen ditën e sotme në Hagë për ta vizituar atë në qendrën e paraburgimit të Gjykatës Speciale, ku po mbahet prej 4 vitesh.

Sipas mediave kosovare, takimi familjar i tyre do të zgjasë deri në orën 4 të mbasdites.

Në videon e publikuar, duket babai i Thaçit, i cili mban një bastun në dorë dhe e ëma e tij në një karrige me rrota. Siç duket, përkundër kushteve të tyre fizike, ato kanë ndërmarrë një udhëtim të gjatë për të takuar birin e tyre që kaq vite nuk e kanë takuar.

Kujtojmë se ish-Presidenti Hashim Thaçi u arrestua në nëntor të vitit 2020, bashkë me tre ish-udhëheqësit e tjerë politikë e ushtarakë të UÇK-së si Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale kishte konfirmuar aktakuzën ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzon ata se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese