
Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme në Itali, ku një 32- vjeçare shqiptare ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Sipas mediave vendase, viktima është identifikuar si Massimo Tabacco, me origjinë nga Aprica, por që prej kohësh jeton në Inzago me familjen e tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën Emanuele Filiberto në periferi të qyetetit të Milanos, ku drejtuesja shqiptare aksidentoi me fugonin e saj viktimën Tabacco në anësore të rrugës.
Ambulancat dhe shërbimet e urgjencës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje pas lajmit për përplasjen e tmerrshme, po nuk mund të bëhej asgjë për viktimën, pasi ai kishte humbur direkt jetën.
Vajza 32-vjeçare me origjinë nga Shqipëria dhe njëkohësisht drejtuesja e mjetit është dërguar në spital me kodin e verdhë, për shkak se ajo ka pësuar gjithashtu lëndime në kokë dhe shembje të trupit.
Shqiptarja do t’i nënshtrohet analizave toksikologjike, ndërsa i janë sekuestruar automjeti dhe celulari i saj. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, teksa viktimës do t’i bëhet autopsia për të përcaktuar edhe vdekjen e tij.