Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

30 mijë euro garanci financiare, Gjykata Speciale në Hagë liron me kusht Isni Kilaj

Shkruar nga Newsbomb
30 mijë euro garanci financiare, Gjykata Speciale në Hagë liron
Isni Kilaj

Ish- komandanti i UÇK-së dhe ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj është liruar sot nga masa e paraburgimit në Hagë.

Kilaj, u arrestua në nëntor të vitit të kaluar dhe u dërgua në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë. Megjithatë lirimi i tij është bërë me kusht që ai duhet të paguajë një garanci financiare prej 30 mijë eurosh, si dhe masa të tjera të rrepta sigurie.

Përpos garancisë, ai është liruar me vendim të Panelit të Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara (DHSK) edhe me disa kushte të tjera të rrepta, tha Gjykata Speciale për Krime Lufte në një komunikatë për media të mërkurën.

Në një komunikatë për media këtë të mërkurë, Gjykata Speciale për Krime Lufte tha se Isni Kilaj është liruar me vendim të Panelit të Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara (DHSK), duke përfshirë këtu edhe kushtet për lirimin e tij.

Këto kushte përfshijnë qëndrimin e tij vetëm në Kosovë dhe paraqitjen e përjavshme në Policinë e Kosovës derisa të zgjasë procesi i tij gjyqësor në Hagë.

Gjithashtu thuhet se ai nuk duhet të bëjë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, deklarata publike në media dhe/ose mediat sociale lidhur me DHSK-në, ZPS-në apo proceset e DHSK-së.

Ndërkohë kushti i fundit, thekson se ai duhet të marrë pjesë në çdo seancë gjyqësore të kërkuar nga DHSK-ja dhe të përmbushë çdo vendim apo urdhër tjetër të Gjykatës.

“Gjykatësi i Vetëm theksoi se në rast të mospërmbushjes së ndonjë prej kushteve, do të lëshohet menjëherë urdhër për arrestimin e Kilajt”, thuhet në komunikatën e DHSK-së.

Kushtet e lirimit të Kilajt nga paraburgimi:

Ndonëse është liruar, z. Kilaj vazhdon të jetë i dyshuar në proceset e DHSK-së dhe lirimi i tij është objekt i kushteve të rrepta të vendosura nga Gjykatësi i Vetëm, ndër të tjera, që ai:

• duhet t’i japë Administratores një garanci financiare (dorëzani) në shumën 30.000 euro si kusht paraprak për lirimin e tij;

 • nuk duhet të largohet nga territori i Kosovës, përveçse me leje të një paneli kompetent të DHSK-së dhe t’i dorëzojë Administratores pasaportën dhe çfarëdo dokumenti tjetër udhëtimi të tij;

• duhet të japë adresën në të cilën do të banojë gjatë kohëzgjatjes së procesit gjyqësor dhe të paraqitet çdo javë në policinë e Kosovës, në përputhje me procedurat e përcaktuara nga Administratorja;

• nuk duhet të bëjë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, deklarata publike në media dhe/ose mediat sociale lidhur me DHSK-në, ZPS-në dhe ose proceset e DHSK-së, përfshirë deklarata që përmbajnë kërcënime, dhunë ose frikësim të dëshmitarëve dhe pengim të hetimit penal;

• duhet të marrë pjesë në çdo seancë gjyqësore të kërkuar nga DHSK-ja dhe të përmbushë çdo vendim apo urdhër tjetër të Gjykatës. Gjykatësi i Vetëm theksoi se në rast të mospërmbushjes së ndonjë prej kushteve, do të lëshohet menjëherë urdhër për arrestimin e z. Kilaj.

Isni Kilaj e udhëhoqi Malishevën në dy mandate, nga 2007 deri më 2009 dhe nga 2009 deri më 2013.

Më 2015, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Gjykatën Speciale, e cila funksionon me ligje të Kosovës, por në territorin e Holandës. Në këtë institucion punojnë prokurorë dhe gjykatës të huaj.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Aktualisht, pranë Dhomave të Specializuara janë duke u zhvilluar disa raste gjyqësore, përfshirë edhe rasti ndaj ish-krerëve të UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – që akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese