Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

25 vjetori i Çlirimit të Kosovës, Osmani publikon foto me Begaj: Këtë përvjetor të popullit tonë do t'a shënojmë bashkë

Shkruar nga Newsbomb
25 vjetori i Çlirimit të Kosovës, Osmani publikon foto me
Presidentja, Vjosa Osmani dhe homologu i saj, Bajram Begaj

Presidentja, Vjosa Osmani ka takuar ditën e sotme homologun e saj të Shqipërisë, Bajram Begaj në kuadër të një vizite zyrtare që ky i fundit ka zhvilluar në Kosovë në prag të festimeve për 25 vjetorin e Çlirimit të Kosovës nga forcat serbe.

Osmani ka shpërndarë në rrjetin social, Facebook një album fotosh nga turi i takimeve që dy homologët kanë zhvilluar në vend, ndërsa përkrah postimit shkruan se këtë përvjetor të rëndësishëm të popullit tonë do ta shënojmë bashkë me Presidntin Begaj.

Me Presidentin Begaj në prag të Ditës së Çlirimit, përvjetorit të rëndësishëm të popullit tonë, të cilin do ta shënojmë bashkë!”- shkruan në rrjetin social Facebook, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kujtojmë se në 12 qershor të vitit 1999, trupat ushtarake të NATO-s ndërhynë që të largojnë forcat serbe nga territori i Kosovës, duke i dhënë kështu fund gjenocidit që po zhvillohej në kurriz të shqiptarëve.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese