Hapësire reklamuese


Rajoni

25 vjetori i Çlirimit, NATO: Roli i Aleancës në Kosovë është të sigurojë një mjedis të sigurt për njerëzit

Shkruar nga Newsbomb
25 vjetori i Çlirimit, NATO: Roli i Aleancës në Kosovë
Trupat ushtarake të NATO-s

NATO përmes një postimi në faqen zyrtare kanë  përkujtuar 25 vjetorin e ndërhyrjes së forcave ushtarake të Aleancës Veri-Atlantike në Kosovë.

Në një postim të shpërndarë në rrjetin social X, NATO-s thekson se roli i Aleancës është për të mbajtur një ambient të qetë dhe për të siguruara lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe në kohezion me mandatin e dhënë nga Kombet e Bashkuara.

Sot shënohen 25 vjet nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë. Misioni punon për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe në përputhje me mandatin e tij të OKB-së”, thuhet në reagimin e NATO-s.

Kujtojmë se në 12 qershor të vitit 1999, trupat ushtarake të NATO-s ndërhynë që të largojnë forcat serbe nga territori i Kosovës, duke i dhënë kështu fund gjenocidit që po zhvillohej në kurriz të shqiptarëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese