Hapësire reklamuese

Rajoni

25 vite nga vrasja e vëllezërve Bytyqi, DASH thirrje Serbisë: Dërgoni para drejtësisë autorët e këtij akti kriminal

Shkruar nga Newsbomb
25 vite nga vrasja e vëllezërve Bytyqi, DASH thirrje Serbisë:
Vëllezërit Bytyqi

Departamenti Amerikan i Shtetit i është drejtuar me një thirrje Serbisë që të vendosë para drejtësisë autorët e vrasjes së vëllezërve Bytyqi në paraburgimin e policisë serbe në vitin 1999.

Në një postim në rrjetin social X, zëdhënësi i DASH, Mattheë Miller shkruan se kanë kaluar 25 vite nga vrasja e 3 vëlleërve shtetas amerikanë, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, ndërsa autorët e këtij akti të tmerrshëm mbeten ende të lirë.

Miller i rikujton sërish Serbisë që të nisë hetimet dhe të sjellë para autoriteteve të drejtësisë përgjegjësit e vdekjes së tyre.

25 vjet më parë, shtetasit amerikanë Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi u vranë në paraburgimin e policisë serbe. Sot, autorët e këtij akti brutal mbeten të lirë. Ne i bëjmë thirrje Serbisë sërish që të përfundojë hetimin e saj dhe të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për vdekjen e tyre”,- shkruan Miller në rrjetin social X.

Vëllezërit Bytyqi ishin anëtarë amerikano-kosovarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u vranë nga policia serbe menjëherë pas përfundimit të Luftës së Kosovës, ndërsa ata ishin në paraburgim në Petrovo Selo, Kladovo, Serbi.

Trupat e tre vëllezërve u zbuluan në korrik të vitit 2001 në një varr masiv që përmbante 70 shqiptarë, pranë objektit të trajnimit të Njësisë Speciale Anti-Terroriste (SAJ). Trupat u gjetën me duar të lidhura dhe me plagë me armë zjarri në kokë.

Agron (23), Mehmet (21) dhe Ylli Bytyqi (25) ishin qytetarë amerikanë me prejardhje kosovare. Ata u lindën në Çikago, Illinois dhe jetuan në Neë York City. Pasi filloi rebelimi në Kosovë, ata vendosën të kthehen në Kosovë dhe t’i bashkohen UÇK-së "Brigada Antlatike".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese