Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

25 vite nga masakra e Mejës, Osmani dhe Kurti zotohen për drejtësi, për personat e zhdukur gjatë luftës

Shkruar nga Newsbomb
25 vite nga masakra e Mejës, Osmani dhe Kurti zotohen për
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti në “Lëndinën e Pikëllimit”, për 25 vjetorin e masakrës së Mejës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë premtuar se do të kërkojnë drejtësi për personat e zhdukur gjatë luftës.

 Gjatë një vizite në “Lëndinën e Pikëllimit” për 25 vjetorin e masakrës së Mejës, të dy liderët u zotuan se nuk do të mungojë asnjëherë thirrja për drejtësi për shqiptarët e Kosovës të cilët u larguan me forcë nga vendi i tyre nga ushtria serbe.

Masakrën e Mejës, presidentja Osmani e quajti “Srebrenica e Kosovës”, teksa shtoi se Meja është testament i dhimbjes së vazhdueshme në çdo shtëpi të Kosovës.

“376 civilë të pafajshëm iu këputën ëndrrat në gjysmë vetëm pse ishin shqiptarë. 376 familje pa më të dashurit e tyre e gjithë Kosova në dhimbje të përhershme. Meja është testament i kësaj dhimbje e vazhdueshme në çdo shtëpi të Kosovës. ‘Lëndina e Pikëllimit’ është vendi i së vërtetës sonë, rrëfimi i trishtë i 376 fateve njerëzore, Srebrenica e Kosovës”,- tha Osmani.

Për kryeministrin Albin Kurti, stina e pranverës është stinë përkujtimore për shqiptarët e rënë gjatë luftës, dhe gjenocidin që u krye në atë kohë nga forcat paramilitare ushatarake të Serbisë.

“Sivjet po bëhen 25 vjet kur lufta e arriti kulmin para se të përfundonte në qershor të atij viti. Viti 1999 ishte stinë e vrasjes në kuadër të stilit gjenocidal, andaj pranvera për ne është stinë përkujtimore. Në histori masakra në Mejë e Korenicë është më e madhja. Atë ditë u vranë 376 civilë të pafajshëm, në mesin e tyre nxënës e arsimtarë. Këtu i kemi varret e civilëve myslimanë e katolikë. Ju e keni të freskët mëngjesin e atij viti kur forcat paramilitare e ushtarake të Serbisë, i dëbuan civilët nga fshatrat e Gjakovës. Të dëbuarit i drejtuan nga Meja ku i plaçkitën dhe gratë e fëmijët i drejtuan për në Shqipëri, ndërsa burrat e djem të rinj u vranë në fshatin Mejë”, ka deklaruar Kurti.

Në Kosovë më 27 prill shënohet Dita Kombëtare e të Zhdukurve me Forcë gjatë luftës. Rreth 6,000 njerëz u zhdukën gjatë luftës së fundit, prej të cilëve mbi 1.600 janë ende të pagjetur.

Kosova vazhdon të jetë në luftë të ashpër diplomatike me Serbinë, edhe psë janë nënshkruar një sërë marrëveshjesh me praninë e ndërkombëtarëve, përsëri dy vendet nuk kanë pasur një progres në përmirësimin e marrëdhënieve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese