Hapësire reklamuese

Rajoni

21 kilogramë kokainë dhe 17 mijë euro cash, bien në pranga e policisë 3 shqiptarët në Greqi (Emrat)

Shkruar nga Newsbomb
21 kilogramë kokainë dhe 17 mijë euro cash, bien në pranga e
Pamje nga sekuestrimi i kokainës dhe parave nga policia greke

3 shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi janë kapur duke transportuar lëndë narkotike në Selanik.

Në kuadër të një operacioni të zhvilluar në këtë zonë, autoritetet greke kishin identifikuar dhe siguruar informacion se kompania “Delfon Car Rental Monoprosopi Ike”, në pronësi të shqiptarit Admirim Lemellari transportonte me mjetet e saj sasi të mëdha kokaine.

Sipas mediave greke, policia ka ndërhyrë në një depo në rrugën “Marasli”, nr.20 në Selanik ku ndodheshin zyrat e kompanisë së dhënies me qira të automjeteve.

Gjatë kontrolleve u gjetën dhe sekuestruan 20 pako me 21 kg 682 gram kokainë, 1 pistoletë “Ëalther” e kalibrit 7.65 mm me një krehër me 5 fishekë.

21 kilogramë kokainë dhe 17 mijë euro cash, bien në pranga e
 

Në prangat e policisë ranë shtetasit Admirim Lemellari 39 vjeç, Jorgo Zguri 41 vjeç dhe Gertian Rushi alias Tahir Kroza 44 vjeç.

Gjithashtu, pas kontrolleve personale dhe të banesave të të arrestuarve, janë gjetur dhe sekuestruar 12.465 euro, 1.900 dollarë amerikanë, 1.500 franga zvicerane, 1.000 dollarë australianë, 6 celularë dhe 7 fishekë të kalibrit 0.38 special.

21 kilogramë kokainë dhe 17 mijë euro cash, bien në pranga e
 

Autoritetet kanë sekuestruar edhe një automjet me targa NIB-4210, i cili kontrollonte rrugën gjatë transportit të drogës nga mjeti i parë, ndërsa nga verifikimi në sistem, rezulton se ndaj shtetasit Jorgo Zguri kishte një masë ndalimi hyrje në zonën Schengen.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese