Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

18-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident, momenti kur rrëzohet nga motori dhe përplaset me shtyllën në anë të rrugës

Shkruar nga Newsbomb
18-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident, momenti kur
Pamje nga aksidenti tragjik

Një aksident i rëndë është shënuar në Athinë, ku ka humbur jetën një 18-vjeçar me origjinë shqiptare.

Ngjarja ka ndodhur herët mëngjesin e sotëm, teksa shqiptari ka qenë duke ecur paralelisht me motor me mikun e  tij 16-vjeçar.

Por për arsye që nuk dihen ende, njëri nga drejtuesit e motomjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me tjetrin që lëvizte paralelisht.

Si pasojë e këtij aksidenti 18-vjeçari humbi jetën, ndërsa 16-vjeçari që ndodhej në motorin tjetër ka marrë lëndime të lehta.

Në videon e mëposhtme shihet edhe momenti tragjik, ku 18-vjeçari rrëzohet nga motori dhe më pas është përplasur me një shtyllë që ndodhej në anën e rrugës. Si pasojë e plagëve shqiptari ka ndërruar jetë në vend.

Në momentin e aksidentit, asnjë nga shoferët nuk kishte veshur kaskë mbrojtëse. Policia po kryen hetimet paraprake për ngjarjen fatale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese