Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

"18 muajsh pa progres", Lajçak nuk heq dorë, bën gati tjetër takim për Kurtin dhe Vuçiç

Shkruar nga Newsbomb
"18 muajsh pa progres", Lajçak nuk heq dorë, bën gati
Miroslav Lajçak

Miroslav Lajçak, i dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, thotë se këtë javë fokusi shkon për organizmin e një takimi me kryenegociatorët e Prishtinës dhe Beogradit.

Kosova dhe Serbia janë në negociata për rregullimin e marrëdhënieve mes vendeve që nga viti 2011, por akoma nuk ka patur një rezultat përfundimtar. Zyrtari i BE i ngarkuar për mbarëvajtjen e dialogut ka marrë disa iniciativa për organizimin e takimeve por jo gjithmonë kanë rezultuar një sukses.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nuk janë takuar së bashku që nga shtatori i vitit 2023 kur ndodhi sulmi në Banjskë ku dhe mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Duke folur të premten në forumin 2BS në Budvë të Malit të Zi, Lajçak ka shprehur se arritja e një marrëveshje midis vendeve është një sfidë e madhe për rajonin pasi ndikon në bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian. Gjatë fjalës së tij ai kujtuar se Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje që të çonte në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve por sot pas 18 muajsh nuk ka asnjë progres.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese