Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

13 kg kokainë dhe 35 mijë euro kesh, arrestohen dy shqiptarët në Itali

Shkruar nga Newsbomb

13 kg kokainë dhe 35 mijë euro kesh, arrestohen dy shqiptarët

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kapën duke trafikuar 13 kg kokainë. Sipas mediave italiane, shtetasit shqiptarë me iniciale G. E., 45 vjeç dhe A. I., 34 vjeç, kishin zgjedhur parkingun nëntokësor të një zone tregtare në Torri di Quartesolo, si një pikë takimi për trafikun e tyre të drogës.

Gjatë një operacioni kontrolli që synonte luftimin dhe shtypjen e trafikut të drogës në Vicenza dhe provincë, agjentët e Seksionit të Narkotikëve të Skuadrës Fluturuese të Vicenzës identifikuan dy makina që vinin në një distancë të shkurtër nga njëra-tjetra dhe parkonin afër njëra-tjetrës në një zonë të izoluar të parkingut nëntokësor. Në raportimin e tyre shpjegohet se më pas dy burrat, pas një bisede të shkurtër, filluan të shkëmbejnë një sërë pakosh të vogla. Prandaj oficerët ndërhynë, ku ndaluan dhe identifikuan dytrafikantë dhe më pas verifikuan përmbajtjen e asaj që ata kishin tentuar të shkëmbenin.

Pas analizave specifike të kryera nga Policia Shkencore e Komisariatit të Policisë Vicenza, u konstatua se pakot përmbanin lëndë narkotike të llojit kokainë, me një peshë totale bruto rreth 13 kilogramë.

Agjentët e narkotikëve kanë vijuar kontrollet e tyre edhe në shtëpitë e të arrestuarve, ku në shtëpinë e njërit prej të dyve, me vendbanim në provincë, është gjetur dhe sekuestruar rreth 36.000 euro, të ndara në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme.

Ndërkohë dy shqiptarët janë vënë nën akuzën për veprën penale të mbajtjes së lëndëve narkotike të destinuara për shitje, teksa vijon puna për zbardhjen e të tjera detajeve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese