Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

“100 veta ishin shtrirë, i kapnim i hidhnim në makina”, DEKLARATA tronditëse e dëshmitarit në Koçan: Ata që nuk kishin puls i shtynim mënjanë

Shkruar nga Newsbomb
“100 veta ishin shtrirë, i kapnim i hidhnim në makina”,
Pulse club Koçan

Një club nate në Koçan të Maqedonisë së Veriut u kthye në ferrin e qindra personave, ku 61 prej tyre humbën jetën e ndërsa rreth 155 të tjerë mbetën të plagosur rëndë si pasojë e flakëve që shpërthyen papritur.

Një prej dëshmitarëve okularë të orëve të para të mëngjesit të datës 6 mars, ka rrëfyer tmerrin e atyre momenteve tragjike, teksa tregon sesi shumë persona u munduan të shpëtonin sa më shumë jetë.

Vlatko Zdravkov në një intervistë për Deutsche Welle-n, u shpreh se tashmë qyteti i Koçanit tashmë është një zonë e vdekur që nuk mund të rikuperohet për breza me radhë.

Është e tmerrshme, 100 veta ishin shtrirë, i kapnim ata që kishin puls, i shpëtonim, i hidhnim në makina dhe i nisnim në spital. Ata që nuk kishin puls i shtynim mënjanë. Të djegur, të shtypur, të mbytur, shumica vdiqën nga djegia, disa nga rryma. Këta janë edhe fëmijët tanë, fëmijët tanë kanë vdekur”, u shpreh ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese