Hapësire reklamuese

Rajoni

10 mijë euro ryshfet për lehtësimin e masës së ish kryetarit të Novo Sellës, arrestohet anëtari i Gjykatës Supreme

Shkruar nga Newsbomb
10 mijë euro ryshfet për lehtësimin e masës së ish
Gjykatësi Suprem, Nake Georgiev

Policia ka arrestuar gjykatësin Suprem, Nake Georgiev mbi dyshimet për mit marrje. Në rrethana jo zyrtare mësohet se ai dyshohet për marrje ryshfeti prej 10.000 eurove.

Prokuroria Publike nuk jep informacion. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjykatësi do të përgjigjet për veprën penale “marrje të shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm”.

“Sot është privuar nga liria gjykatësi i Supremes nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Marrje të shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm”. Gjykatësi është arrestuar në vendngjarje duke kryer veprën penale”, thonë nga policia.

Sipas burimeve jo zyrtare, Georgiev ka përdorur ndikimin e tij dhe ka premtuar masa lehtësuese ndaj ish kryetarit të Novo Sellës, Boro Stojçev.

Nuk dihet nëse ndaj tij është kërkuar masa e paraburgimit, por për shkak të imunitetit, kërkesa për masa kujdesi ndaj tij duhet të adresohet në Këshillin Gjyqësor i cili duhet të vendos në mbledhje urgjenten brenda 24 orëve. Përveç heqjes së imunitetit, këshilli duhet të jep pëlqim edhe për paraburgimin, që nënkupton dy kërkesa të cilat duhet proceduar urgjentisht derisa adresohen në këshill. Referuar dispozitave ligjore, Gjykatësi i arrestuar ka të drejtën që të mos e vë në funksion imunitetin dhe kështu varësisht kërkesës së organit të akuzës, ai të përfundon më masa kujdesi si paraburgim apo edhe masa më të lehta.

Burime të Alsat bëjnë të ditur se në Gjykatën Supreme nuk ka pasur kontroll nga policia, por nuk përjashtohet mundësia e kontrollit me qëllim mbledhjen e dëshmive të cilat vërtetojnë veprën e mundshme penale.

Nake Georgiev vitin e kaluar u zgjodh anëtar i Këshillit Gjyqësor, por për shkak se edhe i biri i tij u zgjodh gjykatës penal, Georgiev dha dorëheqjen. Georgiev si gjykatës Suprem u zgjodh në vitin 2020, ndërsa mbulon çështjet civile.

“Sot është privuar nga liria gjykatësi i Supremes nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Marrje të shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm”. Gjykatësi është arrestuar në vendngjarje duke kryer veprën penale”, thonë nga policia.

Sipas burimeve jo zyrtare, Georgiev ka përdorur ndikimin e tij dhe ka premtuar masa lehtësuese ndaj ish kryetarit të Novo Sellës, Boro Stojçev.

Nuk dihet nëse ndaj tij është kërkuar masa e paraburgimit, por për shkak të imunitetit, kërkesa për masa kujdesi ndaj tij duhet të adresohet në Këshillin Gjyqësor i cili duhet të vendos në mbledhje urgjenten brenda 24 orëve. Përveç heqjes së imunitetit, këshilli duhet të jep pëlqim edhe për paraburgimin, që nënkupton dy kërkesa të cilat duhet proceduar urgjentisht derisa adresohen në këshill. Referuar dispozitave ligjore, Gjykatësi i arrestuar ka të drejtën që të mos e vë në funksion imunitetin dhe kështu varësisht kërkesës së organit të akuzës, ai të përfundon më masa kujdesi si paraburgim apo edhe masa më të lehta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese