Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

1 vit nga vrasja e Liridona Ademajt dhe akoma s’është vendosur drejtësia! Avokatja viziton prindërit e të resë që u vra me urdhër të bashkëshortit

Shkruar nga Newsbomb
1 vit nga vrasja e Liridona Ademajt dhe akoma s’është vendosur
Naim Murseli dhe Liridona Ademaj-Nena e Liridones dhe Flutura Kusari

Më 29 nëntor të vitit të kaluar, Kosova dhe Shqipëria u tronditën nga një vrasje makabër. Viktimë mbeti një nënë e re, Liridona Ademaj, e cila u vra barbarisht në sy të dy fëmijëve të saj të mitur me urdhër të bashkëshortit të saj, Naim Murseli.

31-vjeçarja u vra pa mëshirë me një plumb në qafë në një zonë të shkretë në fshatin Sinidoll të Prishtinës.  E gjithë ngjarja ndodhi në automjetin ku Liridona së bashku me dy fëmijët e saj të mitur dhe bashkëshortin ishin duke u kthyer për në banesë pas një darke që kishin konsumuar së bashku si familje.

Fillimisht u raportua se ngjarja ndodhi pasi një person tentoi t’i grabisë, mirëpo pas hetimeve të bëra nga autoritetet kosovare rezultoi se ishte bashkëshorti i saj ai i cili kishte paguar njerëz për të vrarë gruan me të cilën kishte më shumë se 10 vite i martuar.

Për këtë ngjarje në pranga janë tre persona, Naim Murseli, Granit Plava i cili dyshohet që është dhe vrasësi  dhe Kushtrim Kokalla.

Por, ndonëse po bëhet gati një vit nga kjo ngjarje barbare ende Prokuroria Themelore E Prishtinës nuk ka ngritur aktakuzë ndaj Murselit dhe dy të dyshuarve të tjerë, të cilët janë duke u mbajtur në paraburgim që nga koha kur ka ndodhur vrasja. Tre të dyshuarit po mbahen në paraburgim në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Së fundmi, juristja Flutura Kusari ka trokitur në banesën e prindërve të Liridonës, aty ku lotët bien “rrëke” dhe dhimbja është akoma e freskët. Plaga për prindërit e 31-vjeçares lëngon akoma dhe më shumë  teksa drejtësia në Kosovë vijon të jetë “gojë kyçur”.

Në llogarinë e saj në “Facebook”, Kusari ka postuar një foto krah nënës së Liridonës me të cilën ka zhvilluar një bisëdë të gjatë.

1 vit nga vrasja e Liridona Ademajt dhe akoma s’është vendosur
Nena e Liridones dhe juristja Flutura Kusari

Ndër të tjera, juristja thekson me të madhe se Naim Murseli dhe të përfshirët në këtë ngjarje duhet të akuzohen për “vrasje të rëndë”, pasi kanë kryer një vrasje mizore dhe në mënyrë dinake dhe meritojnë burgim të përjetshëm.

Postimi i plotë:

Kafe me lotë me nanen e Liridona Ademajt, në prag të një vjetorit të vrasjes së saj

Ky takim sot ishte më i vështiri deri më tani, u mërzita pafund sidomos kur përshkruanin takimet me fëmijet e Liridones, detajet e të cilave nuk mund t'i ndaj për arsye ligjore.

Nuk ka fjalë apo ngushëllim që mund t'i ndihmojë nanes dhe familjes së saj. Vetëm drejtësia e shpejtë dhe profesionale mund t'iu sjellë qetësi. Ndonëse ende ka afat, jam e habitur që ende nuk është ngritë aktakuzë ndaj të dyshuarëve.

Naimi dhe të tjerët duhet të akuzohen për vrasje të rëndë sepse kanë kryer vrasje mizore dhe në mënyrë dinake dhe meritojnë burgim të përjetshëm.

Shpresoj që mediat do të gjejnë kohë dhe hapësirë që së bashku me familjen ta kujtojmë Liridonen dhe të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi për të.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese