Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Atentat shqiptarit në Athinë/ Autorët me motor e ndoqën për disa metra dhe qëlluan me breshëri plumbash (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb

Atentat shqiptarit në Athinë/ Autorët me motor e ndoqën

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Athinë ku ka mbetur i plagosur rëndë një shtetas shqiptar.

Mediat greke raportojnë se të riut shqiptar i identifikuar si Ronaldo Pecaku, 24-vjeç i është bërë atentat me armë zjarri ndërsa po udhëtonte me motor.

Paraprakisht mësohet se autorët e kanë ndjekur shënjestrën e tyre për pak kohë me një tjetër motor dhe më pas kanë hapur zjarr drejt tij.

24-vjeçari ka marrë një plumb në bark, ndërsa edhe pse i plagosur ka vazhduar drejt për disa metra më pas është rrëzuar. 24-vjecari është transportuar drejt spitalit “Axepa”, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.

Protothema shkruan gjithashtu se 24-vjeçari është me precedentë penalë, i arrestuar në korrik 2021 për vjedhje dhe i liruar para një muaji.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese