
Foto ilustruese
Një shtetas shqiptar i Kosovës ka sulmuar me thikë tre persona, duke lënë të plagosur, përfshirë një të mitur.
Sipas mediave në Kosovë, ngjarja ka ndodhur në Halle të Gjermanisë, ndërsa autori është një burrë 46-vjeçar, dhe u arrestua nga policia.
Sipas autoriteteve, viktimat janë një vajzë 11-vjeçare dhe dy burra. Pas ngjarjes, të plagosurit u dërguan menjëherë në spital për mjekim me plagë të rënda, ndërsa vajza 11-vjeçarja ka pësuar lëndime më të lehta.
Policia bëri të ditur se sulmi ndodhi pas një grindjeje, ndërsa mediat raportuan se shkak për këtë mund të ketë qenë zhurma e fëmijëve.
Sondazh
Poll