
Vrasje me armë zjarri është regjistruar pak minuta më parë në Kosovë. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj.
Paraprakisht dyshohet se ka ndodhur një konflikt i çastit që ka çuar në përdorimin e armës nga autori.
Identiteti i vikimës nuk është zbardhur ndërsa mësohet se është burrë i moshës 42-vjeçare.
“Sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brenda një lokali ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës”, ka thënë ai.
Sipas tij, sot rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj"