Hapësire reklamuese

Rajoni

Tërmet i fuqishëm në Turqi, lëkundjet ndihen deri në ishujt pranë Egjeut

Shkruar nga Newsbomb
Tërmet i fuqishëm në Turqi, lëkundjet ndihen deri në
Termet ne Turqi

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar gjatë mesnatës në Turqinë perëndimore. Tërmeti ka qenë me magnitudë 5 të shkallës Rihter. Sipas EMSC, tërmeti me magnitudë 5 është regjistruar në orën 01:36, në një zonë të Turqisë perëndimore dhe është ndjerë deri në ishujt Egje.

 Epiqendra e saktë e lëkundjes është 15 km në veriperëndim të qytetit Soma në provincën e Manisa-s, ndërsa thellësia fokale e tërmetit, sipas vlerësimit fillestar të EMSC, është llogaritur në 12 km.

Kujtojmë se një vit më parë, më shkurt 2023 Turqia dhe Siria u goditën nga një ndër tërmetet më të fuqishëm me magnitudë prej 7.8 ballësh. Ky tërmet vdekjeprurës shkaktori më shumë se 11 mijë perona të vdekur dhe mijëra të lënduar.

Ndërsa tërmeti i fundit i regjistruar me magnitudë 7.8, ka goditur Turqinë në vitin 1939, duke rezultuar me vdekjen e 30 mijë personave.

Tërmet i fuqishëm në Turqi, lëkundjet ndihen deri në
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese