Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Tërmet 5.7 Rihter godet Greqinë, ku ishte epiqendra

Shkruar nga Newsbomb
Tërmet 5.7 Rihter godet Greqinë, ku ishte epiqendra
Foto ilustruese

Dy tërmete të forta me magnitudë 5.6 dhe 5.7 Rihter kanë goditur mëngjesin e kësaj të premteje Greqi. Mediat greke bëjnë me dije se tërmeti ka qenë me epiqendër në Filiatra, por që lëkundjet e tërmetit janë ndjerë deri në Atikë.

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ka ndodhur 14 kilometra në lindje të Strofades dhe ka një thellësi fokale 21.4 km.

Sizmologu Efthimios Lekkas është shprehur se nuk ka asgjë shqetësuese në lidhje me lëkundjet, teksa tha se nga tërmeti ishin shkaktuar dëme në manastirin e Strophades.

“Nuk do të ndikojë në Peloponez. Dëme kanë ndodhur në manastirin e Strophades. Megjithatë, nuk ka asnjë shqetësim për zonat afër”, tha ai ndër të tjera.

Banorët e zonës kanë dalë në rrugë të frikësuar dhe shqetësuar nga lëkundjet. Teksa kujtojmë se zona në fjalë është godit nga tre tërmete të forta në vitin 1993.

Tërmet 5.7 Rihter godet Greqinë, ku ishte epiqendra
Termeti qe u shënua pak më parë në Greqi

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese