Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Radioterapia në Spitalin Hygeia/ Teknika bashkëkohore VMAT & avantazhet që ofron në luftën kundër Kancerit krahasuar me teknikën IMRT

Shkruar nga Newsbomb
Radioterapia në Spitalin Hygeia/ Teknika bashkëkohore VMAT &

Radioterapia është një nga trajtimet onkologjike që përdor rrezatimin jonizues për eliminimin e qelizave tumorale (duke vrarë qelizat tumorale apo duke penguar riprodhimin e tyre).

Spitali Hygeia ka qenë i pari spital privat në vend që për herë të parë futi shërbimin e Radioterapisë, si një shërbim tejet i domosdoshëm dhe revolucionar në trajtimin e kancerit. Krahas ngrtijes së këtij shërbimi, në Departamentin e Radioterapisë Hygeia, vit pas viti, janë bërë investime edhe për futjen e teknikave më të fundit dhe ndër më efikaset për trajtimin e kancerit siç ishin fillimisht Teknika IMRT dhe investimi më i fundit i bërë në vitin 2020 që ishte futja për herë të parë në Shqipëri dhe Rajon e një prej sistemeve më bashkëkohorë sic janë Akseleratorët Linearë TrueBeam High Definition Radioterapi System me anë të cilës ofrohet edhe teknika më e fundit në trajtimin e kancerit, teknika VMAT, teknikë kjo që ofron akoma edhe më shumë avantazhe në krahasim me teknikën e mëparshme IMRT dhe përkatësisht:
1- Trajtim i shpejtë (kohëzgjatje e shkurtër), trajtimi zgjat vetëm 3-4 minuta krahasuar me teknikën IMRT ku trajtimi zgjat rreth 20-40 minuta
2- Saktësi & preçizion i lartë tajtimi, duke qenë se pacienti qëndron shtrirë për një kohë shumë të shkurtër ka më pak mundësi të lëvizë gjatë trajtimit duke rritur kështu saktësinë e tij.
3- Shpërndarja e dozës me teknikën VMAT është më homogjene dhe uniforme krahasuar me teknikën IMRT
Nisur nga këto avantazhe që teknika VMAT ofron në krahasim me teknikën IMRT bëjnë të mundur që në Spitalin Hygeia teknika VMAT të përdoret në çdo trajtim kundër kancerit duke filluar nga ato më të thjeshtat deri në rastet më të komplikuara, duke rritur në këtë mënyrë saktësinë e trajtimit dhe në të njëjtën kohë duke përmirësuar rezultatet e arritura.

Po kështu, sajë kësaj teknologjie të përparuar që akseleratori TrueBeam disponon, arrihet të aplikohet një plan i personalizuar trajtimi, bazuar në specifikat e secilit pacient, madje edhe në zonat më të vështira në të cilat lokalizohet tumori të tilla si kokë-qafë, mushkëri, gjoks, prostate

Një tjetër avantazh mjaft i rëndësishëm është edhe fakti që të gjitha këto proçedura dhe trajtime në Spitalin Hygeia ofrohen nën asistencën dhe përkujdesjen e një stafi mjekë Onkologë- Radioterapeut profesionistë dhe me eksperiencë të suksesshme ndërkombëtare. 

Dr.Ledio Bregu

Onkolog-Radioterapeut

Spitali Hygeia:04 23 90 000

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese