Hapësire reklamuese

Aktualitet

Radhët litar në pikat kufitare me Serbinë, kosovarët presin mbi 4 orë

Shkruar nga Newsbomb
Radhët litar në pikat kufitare me Serbinë, kosovarët presin

Pritja e kosovarëve me orë të tëra në pikat kufitare me Serbinë vijojnë ende, edhe pse krahasuar me paraditen e sotme, gjendja është më e mirë.

Sipas raportit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (ora 19:32), shqiptarët e Kosovës që po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore, po vazhdojnë të presin dy deri në katër orë për ta kaluar kufirin me Serbinë.

Pritjet më të gjata në orët e mbrëmjes janë regjistruar në vendkalimin në Mutivodë, ku pritja i kalon 4 orë. Edhe në vendkalimet kufitare te Dheu i Bardhë, po pritet deri në tri orë në dalje të Kosovës, kurse në Jarinje dhe Merdar deri në dy orë.

Në vendkalimin kufitar në Muçibabë ka pritje deri në një orë, për të kaluar kufirin. Ndërkohë, për të hyrë në Kosovë, në pikë-kalimet kufitare me Serbinë, por edhe me vendet e tjera nuk ka pritje më të gjata se 10-15 min.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.