Pranë pikës kufitare të Kakavijës, janë shënuar radhë të gjata këtë 29 Nëntor ku vargu i automjeteve shkon mbi një kilometër.
Shumë automjete prej disa orësh po qëndrojnë në pritje. Radhët në kufi janë në anën e doganës greke pasi po punon vetëm me dy sportele, ndërsa nga ana e palës shqiptare nuk ka fluks.
Pritja në radhë është bërë dhe më e veshtirë për shkak të temperaturave të ulëta dhe reshjeve.
Automjetet që duan te hyjnë në tokën shqiptare janë të ndara në tre korsi duke zënë 90% trafikun.
Sondazh
Poll