Hapësire reklamuese


Aktualitet

Radhë kilometrike në autostradën Tiranë-Elbasan, bllokohet rruga (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Radhë kilometrike në autostradën Tiranë-Elbasan, bllokohet

Radhë të gjata trafiku janë krijur në autostradën Tiranë-Elbasan.

Qytetarë të shumtë janë detyruar të presin me orë të zgjatura dhe pa mundur të lëvizin dot. Të bllokuar janë zonat te ish-Metalurgjiku, rrethrrotullimi i Krrabës-Tunel-Elbasan dhe hyrja në qytetin e Elbasanit.

Kjo nuk është hera e parë që krijohen radhë kilometrike dhe një trafik i dendur në këtë aks, sidomos gjatë fundjavës.

Më shume flet videoja e siguruar nga Newsbomb.al, ku shihet se makinat po qarkullojnë me shumë vështirësi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese