Tirana
overcast clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
70 %
2.6kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Radhë kilometrike në autostradën Lushnjë-Fier, banorët protestojnë për mbylljen e “kryqëzimit të vdekjes” te Pushimi i shoferit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Radhë të gjata mjetesh janë krijuar paraditen e sotme në autostradën Lushnjë-Fier, në të dyja senset e rrugës, për shkak të një proteste të banorëve të zonës. Ata kanë bllokuar lëvizjen e mjeteve për shkak të mbylljes nga ARRSH të kryqëzimit te Pushimi i shoferit.

Pas afro 20 minutash, aty janë krijuar radhë kilometrike mjetesh, të atyre që lëviznin nga Fieri në drejtim të Lushnjës dhe anasjelltas. Me ndihmën e Policisë, banorët jaën shpërndarë dhe tashmë lëvizja vijon normalisht.

I ashtuquajturi “kryqëzimi i vdekjes” në auostradën Lushnjë-Fier u vendos të mbyllej dje me karrrexhatë metalike nga autoritetet për shkak se ajo ishte një nyjë e zezë dhe aty ishin bërë shumë aksidente.

Mirëpo, banorët e zonës protestojnë për shkak se tashmë duhet të bëjnë 20 km më shumë që të futen në autostradë. Ata duhet të shkojnë disa kilometra mbapsht në drejtim të Fierit që të futen në autostradë dhe më pas të kthehen në drejtim në Lushnjës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img