Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Radhë kilometrike mjetesh në Llogara, aksidentohet një autobus dhe dy makina të vogla, VIDEO: Shoferët të bllokuar në mesin e vapës

Shkruar nga Newsbomb
Radhë kilometrike mjetesh në Llogara, aksidentohet një autobus

Një aksident në Llogara ka bërë që qindra drejtues mjetesh e pushues të bllokohen në rrugën për në plazhet e jugut. Newsbomb.al ka siguruar videon e aksidentit, ku shihet një autobus dhe dy mjete të vogla, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.

Shkaku nuk dihet ende, ndërsa në vendngjarje ndodhet dhe Policia Rrugore.

Për shkak se është fundjavë dhe shumë qytetarë i drejtohen jugut të vendit për të kaluar pushimet, radha në këtë aks i ka kaluar më shumë se tre kilometra. Me problematike situata bëhet dhe për shkak të pikut të vapës, sepse në makina ka familjarë të moshuar dhe fëmijë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll