Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ra pre në kurthin e ngritur nga gjahtarët, lirohet ariu i murrmë në pyllin e Mokrës

Shkruar nga Newsbomb
Ra pre në kurthin e ngritur nga gjahtarët, lirohet ariu i murrmë

Ditën e djeshme në fshatin Çezmë në zonën e Mokrës, në Pogradec, një ari i murmë kishte ngecur në një çark të ngritur nga persona që i gjuajnë këto kafshë të mbrojtura nga shteti. Ka qenë një banor i këtij fshati ai i cili kishte lajmëruar autoritetet të cilët menjëherë shkuan t’i ofrojnë ndihmë ariut i cili prej orësh ndodhej i bllokuar.

Në vendin e ngjarjes mbërritën profesionistë të specializuar për raste të kësaj natyre të cilët bënë të mundur lirimin e ariut, si dhe vendosjen e një GPS të trupin e tij për të monitoruar lëvizjet edhe në ditët në vijim.

Ky lajm është bërë me dije nga Drejtorin Rajonal të Trashëgimisë Kulturore në Korçë, Gjergji Koki, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Korçë ka shkuar menjëherë në vendngjarje ditën e djeshme, të sinjalizuar nga një banor nëfshatin Çezme në zonën e Mokrës, në Pogradec, mbi një  Ari të murrmë (Ursus arctos) të ngecur në nje kurth.

AdZM Korçëmorri të gjitha masat e nevojshme për t'i ardhur në ndihmë. U njoftuan gjithashtu profesionistë të specializuar për raste të kësaj natyre.

Procesi i shpëtimit dhe monitorimit të ariut vijoi edhe sot, ku AdZM Korçë së bashku me policinë e shtetit, specialistë nga PPNEA dhe Callisto Grece (organizatë mjedisore greke) bënë të mundur lirimin e ariut,  si dhe vendosjen e një GPS në trupin e tij për të monitoruar lëvizjet edhe në ditët në vijim.

Ju falënderojmë të gjithëve për gadishmërinë dhe bashkëpunimin”, shkruan Koki.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese