Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kalkida të Greqisë, ku ka humbur jetën një shqiptar.
Mediat greke raportojnë se shqiptari ishte duke punuar, ku në një moment ka rënë nga skelat, nga një lartësi e madhe.
Edhe pse është dërguar menjëherë në spital, shqiptari nuk ka arritur të mbijetojë, pasi kishte marrë plagë të shumta.