Tirana
light rain
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
67 %
2.6kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
18 °
Sht
18 °
Die
17 °
Hën
13 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Ra nga autobusi dhe ndërroi jetë, policia e Elbasanit sqaron ngjarjen: Shoferi kreu manovra të rrezikshme, 47-vjeçarja u rrëzua (DETAJE)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia ka sqaruar rrethanat e aksidentit të rëndë ditën e djeshme në Elbasan, ku humbi jetën një 47-vjeçare.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Tregan, Elbasan, ku drejtuesi i mjetit shtetasi D.P., 49-vjeç, ka kryer manovra të rrezikshme me autobusin e tij dhe si pasojë është rrëzuar nga autobusi pasagjerja shtetasja M. K., 47 vjeçe.

47-vjeçarja ka marrë plagë të shumta dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Policia ka arrestuar shoferin dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Është arrestuar D. P., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Tregan, Elbasan, duke drejtuar mjetin autobus ka kryer manovra të rrezikshme dhe për pasojë është rrëzuar nga autobusi pasagjerja shtetasja M. K., 47 vjeçe, banuese në fshatin Jagodinë, Elbasan, e cila për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në spital”, ka njoftuar policia. 

Më shumë




spot_img








spot_img