Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ra në ujërat e lumit Buna teksa po peshkonte, polumbarët në kërkim të 65-vjeçarin

Shkruar nga Newsbomb
Ra në ujërat e lumit Buna teksa po peshkonte, polumbarët në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 65-vjeçar që ka qenë duke peshkuar në lumin Buna ka rënë në ujë aksidentalisht.

Bëhet me dije se ka qenë duke peshkuar shtetasi H. S., 65 vjeç, banues në Mitrovicë, i cili aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujërat e lumit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit, kërkime të cilat do të bëhen dhe në ujërat e lumit Buna, në bashkëpunim me polumbarët e Repartit “RENEA”.

Informacion paraprak

Rreth orës 11:50, teksa peshkonte në bregun e lumit Buna, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujërat e lumit, shtetasi kosovar H. S., 65 vjeç, banues në Mitrovicë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit, kërkime të cilat do të bëhen dhe në ujërat e lumit Buna, në bashkëpunim me polumbarët e Repartit “RENEA”.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese