Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
65 %
1.5kmh
0 %
Mër
11 °
Enj
14 °
Pre
16 °
Sht
14 °
Die
16 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Ra në krye të detyrës, krerët e shtetit marrin pjesë në homazhet e nëntetares, Zafire Hasanaj

Lajme të ngjashëm

Paraditen e sotme janë zhvilluar homazhet në ndërim të nëntetares së rënë në krye të detyrës në Letoni, Zarife Hasanaj.

Përveç familjarëve dhe trupave ushtarake, në Palltin e Kongreseve kanë shkuar edhe figura të rëndësishme të shtetit shqiptar për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Në homazhe ka marrë pjesë: Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi; Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili ka lënë edhe një shënim për të ndjerën; Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e cila e veshur me të zeza dhe me një shirit të zi në krahë ka lënë një shënim të gjatë në nder të Zarife Hasanajt.

Gjithashtu në ceremoninë e homazheve ka qënë i pranishëm Presidenti i vendit , Ili Meta, Gjenerali brigades, Bardhyl Kollçaku, deputeti Taulant Balla. Nga ana e opozitës deri më tani kanë kryer homazhe kreu i PD-së Lulzim Basha i shoqëruar me kryetarin e Bashkisë Kamëz Xhelal Mëziu.

Ndërkohë i pranishëm në homazhet do të jetë edhe kryeminstri i vendit Edi Rama i cili do të mbajë edhe një fjalim të shkurtër në nder të nëntetares.

 

 

Më shumë