Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Die
40 °
Hën
38 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
35 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Ra në krye të detyrës gjatë misionit në Afganistan, Qeveria i jep 10 milionë lekë familjes së majorit Xhevair Jazaj (VENDIMI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Qeveria shqiptare ka vendosur të akordojë një fond prej 10 milionë lekësh të vjetra familjes së ushtarakut major Xhevair Lefter Jazaj, i cili humbi jetën gjatë një misioni ushtarak në Afganistan.

Ky fond prej 10 milionë lekësh do të merret përsipër nga buxheti i vitit 2021 i miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes në programin buxhetor “Forca e luftimit”, thuhet në vendim.

VENDIM PËR KOMPENSIMIN E VEÇANTË TË FAMILJES SË USHTARAKUT, I CILI HUMBI JETËN GJATË KRYERJES SË DETYRËS NË MISION USHTARAK JASHTË VENDIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 28, të ligjit nr.9210, datë 23.3.2004, “Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Kompensimin e veçantë të familjes së ushtarakut, major Xhevair Lefter Jazaj, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës në mision ushtarak jashtë vendit, në masën 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë.

2. Fondi i përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohet nga buxheti i vitit 2021, miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes, në programin buxhetor “Forca e luftimit”.

3. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ERION BRAÇE

Më shumë

spot_img
spot_img