Një 32-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Sipas njoftimit të policisë mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhutr ditën e djeshme në fshatin Maknor, ku shtetasi me ininciale E.D, dyshohet se aksidentalisht në banesën e tij ka rënë në kontakt me rrymën elektrikë.
Si pasojë 32-vjeçari fatkeqësisht ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
“Më datë 21.09.2023, në fshatin Maknor, shtetasi E. D., 32 vjeç dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesë, dhe për pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sondazh
Poll