
Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e 25 shkurtit në qytetin e Durrësit, ku Aurel Ndoni, 40 vjeç, ra në det dhe u rrëmbe nga rryma e detit.
Polumbarët që prej ditës së djeshme vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 40-vjeçarit, mirëpo deri më tani fatkeqësisht nuk kanë mundur ta gjejnë.
Aurel Ndoni kishte dalë për të peshkuar me një varkë të vogël, bashkë me vëllain e tij dhe një person tjetër në Porto Romano. Si pasojë e kushteve të motit, të cilat nuk ishin favorizuese për të peshkuar, 40-vjeçari ka rënë në det dhe është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës shkuan në vendin e ngjarjes dhe së bashku me polumbarët e RENEA-s nisën kërkimet për gjetjen e trupit të 40-vjeçarit.
“Rreth orës 17:15, kanë shkuar për të peshkuar në Porto Romano, shtetasit A. N., 40 vjeç, E. N., 34 vjeç (vëllai i 40-vjeçarit) dhe M. V., 33 vjeç. Gjatë peshkimit dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë, shtetasi A. B., i cili është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.
Shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me polumbarët e RENEA-s do të kryejnë kërkimet për gjetjen e trupit të shtetasit A. B”, njoftoi Policia dje.
LEXO EDHE: Shkoi për të peshkuar në Porto Romano, bie në det 40-vjeçari