Hapësire reklamuese

Aktualitet

Qytetit të Pukës i shtohet një tjetër mjek, Lekë Lleshi i specializuar në kardiologji

Shkruar nga Newsbomb
Qytetit të Pukës i shtohet një tjetër mjek, Lekë Lleshi

Ish-kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj, ka dhënë lajmin e mirë se pas disa muajsh përpjekjesh, qytetit që ai drejtoi për dy mandate do i shtohet një tjetër mjek. Përmes një postimi në “Facebook”, Gjonaj ka zbuluar se doktor Lekë Lleshi, duke filluar nga kjo e hënë do të jetë mjek pranë Urgjncës në Spitalin “Elez Selimi” të Pukës.

Sipas ish-kryetarit të Bashkisë, emërimi i këtij mjeku është një mundësi e mirë, kryesisht për ata pacientë të cilën kanë probleme me zemrën. Lekë Lleshi pak kohë më parë i është nënshtruar një specializimi në kardiologji dhe përgjatë gjithë rrugëtimit të tij në mjekësi pa patur rezultate ekselente.

“Dr.Lekë Lleshi nga sot është mjek pranë Urgjencës në Spitalin “Elez Selimi” të Pukës.  Mjeku i njohur jep kontributin e tij prej vitesh në shërbim të pacientëve në zona të ndryshme, e tashmë me garancinë se do të vijoi të ushtroi profesionin e tij në zonen tonë,ai do i shërbej pacientëve në qytetin e Pukës dhe me gjër.

Emërimi përfundimtar i dr. Lekë Lleshit është një mundësi e mirë kryesisht për të sëmurët me probleme të zemres. Mjeku pukjanë pak kohë më parë i është nënshtruar një specializimi për kardiologji, ndërsa rezultatet flasin për një ish student ekselent në mjeksi. Suksese Shërbimit Spitalor, doktor Lekës dhe pacientëve pukjanë që nga sot kanë një tjetër lehtësi”, shkruan Gjonaj, duke falenderuar më tej të gjitha bluzat e bardha si dhe një falenderim të veçantë ka patur edhe për Ministrinë e Shëndetë të cilët e vlerësuan kërkesën e tij dhe të kreut të Shërbimit Spitalor, për ti thënë “Po” emërimit të Lekë Lleshit.

Postimi i plotë:

Gjon Gjonaj për Pukën

Mirmëngjes me një tjetër lajm të mirë! Fal përpjekjeve prej disa muajsh me Ministrinë e Shëndetësisë nga sot Shërbimit Spitalor të Pukës do ti shtohet dhe një tjetër mjek në organikë.

Dr.Lekë Lleshi nga sot është mjek pranë Urgjencës në Spitalin “Elez Selimi” të Pukës.

Mjeku i njohur jep kontributin e tij prej vitesh në shërbim të pacientëve në zona të ndryshme, e tashmë me garancinë se do të vijoi të ushtroi profesionin e tij në zonen tonë,ai do i shërbej pacientëve në qytetin e Pukës dhe me gjër.

Emërimi përfundimtar i dr. Lekë Lleshit është një mundësi e mirë kryesisht për të sëmurët me probleme të zemres.

Mjeku pukjanë pak kohë më parë i është nënshtruar një specializimi për kardiologji, ndërsa rezultatet flasin për një ish student ekselent në mjeksi.

Suksese Shërbimit Spitalor, doktor Lekës dhe pacientëve pukjanë që nga sot kanë një tjetër lehtësi.

Në këto kohë, kur spitalet e qyteteve po vuajnë mungesen e mjekve, ne pukjanët duhet ta konsiderojmë veten me fat se kemi një grup të shkelqyer mjekësh që po na sherbejnë korrektësisht.

Faleminderit me zemër për çdo një nga bluzat e bardha dhe kurr mos na mungofshin!

Faleminderit Ministrisë së Shëndetësisë që vlersoi kërkesen tim dhe kreut të Shërbimit Spitalor, për ti thën PO emrimit të ri!

 

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese