Venecia thuajse është mbuluar totalisht nga uji teksa qyteti i shumëdashur për turistët është goditur nga një baticë, e cila ka bërë që niveli i ujit të rritet deri në 1.87, shifra më e madhe që prej vitit 1966.
Si pasojë, dy persona kanë humbur jetën, 78-vjeçari Giannino Scarpa dhe një person tjetër në Pellestrino. I moshuari vdiq duke u përpjekur të riparonte elektro-pompën e dëmtuar, ndërsa viktima tjetër u gjet i vdekur në banesë si pasojë e shkaqeve natyrore.
Qyteti është paralizuar totalisht, teksa barka, dyqane, rrugë, teatrin ''La Fenice'', automjete janë mbuluar totalisht nga uji.
Ndërkohë, që ministri i Brendshëm Matteo Salvini deklaroi se qeveria do të akordojë 1 miliardë € për përballimin e krizës.