Tirana
scattered clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
100 %
1kmh
40 %
Mër
12 °
Enj
14 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
16 °
E mërkurë, 30 Nëntor, 2022

Qytetarja surprizon ish-kryeministrin: Sali Berishën e kam DAJË!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një takim me  qytetarët e Pukës.

Gjatë bashkëbisedimit me banoërët atje, kryedemokrati tha se kryeministri Edi Rama fut në parlament vrasës e përdhunues, sepse ato i mbledhin vota.

Teksa në një moment një qytetare mori fjalën dhe u prezantua, e quajti Berishën “dajë” dhe ky i fundit u entuziazmua. Ndër të tjera ajo ngriti shqetësimin e emigrimit të të rinjve jashtë vendit, duke thënë se këtu nuk u ofrohet asnjë mundësi punësimi nga qeveria.

“Unë jam Zarie Dizdari, mbesë e Biberajve të Bajram Currit, sepse nënën e kam prej Biberajve. Aleksandër Biberaj e kam djalë daje dhe Sali Berishën e kam dajë. Më takon që të flas e para se jam dhe e vjetër. Muharrem Dizdarin e kanë njohur të tërë njerëzit që janë këtu, është vrarë me 5 dhjetor, e kanë vrarë socialistët  se ishte demokrat e flaktë. Puka është vendi më i varfër i Shqipërisë, që nuk ka asnjë ardhje prej kurrëkujt, prej këtyre horrave që janë në pushtet se të tjerët s’kanë çfarë të bëjnë.

Në Pukë gjysma e të rinjve, ma merr mendja dhe në Fushë Arrëz, kanë ikur në emigrim për bukën e gojës. Këta që kanë mbetur këtu të shkretët, tërë ditën i sheh pazarit me duar në xhepa, presin të hanë një kafshatë bukë të prindërve, kush pensionist, kush me ndihmë ekonomike. Pastë faqen e zezë! 6% pensionistëve që kanë një pension tepër të ulët.

Djemtë e ri tërë ditën pazarit me duar në xhepa, të betohem janë kaq të urtë dhe të sjellshëm e kaq të durueshëm , saqë në Pukë nuk ke asnjë trazirë prej tyre, me dal me bërtit, apo me “vra” dikë. Jam lodhur unë që jam 82 vjeçe, me m’u dhënë rasti, Edi Ramës i bie me plumb ballit sepse del e gënjen”, u shpreh qytetarja.

Më shumë




spot_img








spot_img