Hapësire reklamuese

Rajoni

Qytetarja shkupjane elozhe për Vuçiç, presidenti serb konfirmon: Serbët dhe Maqedonasit gjithmonë e kanë dashur njëri-tjetrin (Xhiro e pasdites)

Shkruar nga Newsbomb

Ditën e djeshme, kryeministri I Shqipërisë Edi Rama, ai I Maqedonisë Zoran Zaev dhe presidenti serb Alexandër Vuçic, kanë shfrytëzuar kohën e lirë për të bërë një xhiro nëpër Shkup, ku u takuan me rezidentët, madje, edhe pozuan me selfie për ta.

Vucic pranoi gjatë bisedave se kishte shumë vite që nuk kishte vizituar Shkupin, që kur ishte djalë I ri. Qytetarët e ndalonin Vucic, Zaev dhe Ramën për selfie dhe për ti uruar mirëseardhjen.

“Jam shumë e lumtur që ke ardhur në Shkup, ju respektoj pa masë” një e moshuar iu drejtua kështu presidentit serb ndersa ky I fundit e falenderonte.

“Maqedonasit janë njerëz të mirë. Serbët dhe maqedonasit gjithmonë e kanë dashur njëri tjetrin, nuk kanë pasur ndonjëherë probleme, por është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të ndërtojmë marrëdhënie të tilla” tha Vucic.

Aleksander Vucic me qytetaren shkupjane

Zaev sqaroi se qëllimi I këtij bashkëpunimi ndërmjet tre vendeve është lehtësimi I jetës së qytetarëve, dhe të tre vendeve për një shërbim më të mirë për ta. Pas shëtitjes, të tre vazhduan në një restorant, ku u mbajtën edhe bisedimet informale.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.