Hapësire reklamuese

Aktualitet

Qytetarja shkruan se ç'konstatoi doktori në Amerikë, Edvin Prifti tregon: Ja si më tha gjyqtari në sallë...

Shkruar nga Newsbomb
Qytetarja shkruan se ç'konstatoi doktori në Amerikë, Edvin

Një qytetare i ka dedikuar një postim në rrjetet sociale mjekut, Edvin Prifi.

Ajo shkuan se kur bashkëshorti i saj bërë një kontroll të thelluar në New York, mjeku i kishte thënë se ndërhyrja në zemër ka qenë exellente, ndërhyrje e bërë nga Prifti.

“Këtë status ja dedikoj me përunjësi mjekut të mrekullueshëm shqiptar Dr.Edvin Prifti. Në një kontroll të thelluar mjeksor që bashkshortit tim ju bë në NY nga një nga kardiologët me emër të një spitali cilësor,midis konkluzioneve të shumta fjala e fundit e mjekut Asllan ishte: "Mjeku që ju ka bërë ndërhyrjen në zemër ka qenë exellent". Sinqerisht kjo shprehje ishte një dozë krenarie per ne që ishim prezent dhe një vlersim i merituar për zotin Prifti. Mirnjohje përjetsisht për ju i nderuar Dr.Edvin Prifti.

Fatkeqsi për vendin tim ku legalizohen paratë e krimit dhe të drogës dhe linçohen mjekë niveli, të vlersuar po nga mjekë niveli. Uroj që marrzisë shqiptare ti vijë fundi së shpejti” shkruan ajo në postimin e saj.

E teksa qytetarja falenderon mjekun, Prifti në një koment në rrjetet sociale tregon se çfarë i thanë gjyqtarët para se të merrej vendimi i prerë për të.

Ai i tregoi se gjyqtari i kishte thënë se masa e pezullimit nga puna është e rëndë për publikun që ka nevojë për të.

“Gjykatesi ne gjyq me tha: kjo mase pezullimi nuk eshte e rende per ju personalisht por eshte nje mase shume e rende per publikun qe ka nevoje per ty! Une kete nuk di ta perkthej por kuptoj qe eshte nje pohim nonsens. Drejtesia presupozohet te jete nje sherbim per publikun dhe njekohesisht me vetedije penalizon vete publikun. Ne kete pike humbet cdo lloj perputhshmerie parimore. Kjo mu tha tre dite me pare” tregon Prifti.

Kujtoojmë që tre ditë më parë Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrezoi kërkesën e mjekut kardiolog Edvin Prifti për t’u kthyer në detyrë. Prifti deri në shkurt të vitit 2023, nuk ka të drejtë të veshë përparsen e bardhë të mjekut.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.