Hapësire reklamuese

Politikë

Qytetarja në takimin e Belind Këlliçit te Bregu Lumit: Jam e varfër, por nuk e shes votën!

Shkruar nga Newsbomb
Qytetarja në takimin e Belind Këlliçit te Bregu Lumit: Jam e

Këto zgjedhje duket se do të jenë ndryshe për faktin se qytetarët kanë ndërgjegjen e duhur për të refuzuar ofrimin e parave në këmbim të votës.

E pranishme në takimin elektoral të kandidatit të opozitës për bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi, në Njësinë Nr.9, e moshuara Mimoza Tela, ka mbajtur një leksion demokracie para qindra qytetarëve dhe të pranishmëve.

"Edhe pse jam e varfër dhe jetoj me 20 mijë lekë ndihmë ekonomike, refuzoj të shesë votën për 50 mijë lekë te Partia Socialiste", u shpreh Mimoza Tela.

Ajo tregoi dramën e jetës së saj, teksa tha se ishte një gjyshe që rriste dy nipër e mbesa të mitur, pasi vajza ishte e sëmurë. Mimoza tregoi një episod ku kryebashkiaku i Tiranës e kishte shtyrë, teksa ajo i kërkonte ndihmë, ndërsa ditët e fundit në banesë i shkojnë përfaqësues të PS, duke i bërë presion për votën.

‘Kam edhe një nip të vogël, e kam 3 vjeç e kam në kujdestari, e kam unë se nënën e vet e ka shumë të sëmurë. Merrsha, dmth, atë KEMP-in, ja hoqën dhe e çuan në KEMP-in epror. KEMP-i epror më kërkoi 600 mijë lekë, ku t`i gjeja unë ato 600 mijë lekë që unë të merrsha KEMP-in e gocës.

I kam bërë letër Erion Veliajt, i kam shkuar, dhe e kam kapur prezent te liqeni dhe i kam thënë: jam shumë në gjendje të varfër, më jep një rrugëzgjidhje, më ka marrë kështu dhe më ka dhënë të shtyrën. Çfarë duhet të bëja unë?! Dhe për 20 vota që kam unë dhe ka thënë për të gjithë njerëzit, do t’ju japim nga 50 ose nga 100 mijë lekë. Brenda në shtëpi na kanë ardhur.

 Pyeti dhe tek lagjja tjetër aty. Kanë ardhur këta të socialistes. Para nja dy tre ditësh kanë ardhur mu tek shtëpia, moj te shtëpia vijnë. Unë po e deklaroj në mes të njerëzve këtu dhe po e them. Po deshe të vijë dhe kryeplakja te shtëpia ime, se vjen të bën presion, të vijnë të marrin me makinë, të çojnë te qendra e votimit, të japin dhe lekët.

Pavarësisht se unë jam fukara, por lekët nuk i kam marrë. Kam Zotin lart dhe Zoti e di. Unë megjithë mend jam tu vujt, mos i paça ato dy jetima që i kam rritur me gjak trupi, dhe nuk kam marrë asnjëherë lekë nga këto të PS. I lutem të gjithë këtyre njerëzve që janë, gabohen ndonjëherë njerëzit u japin nga 50 mijë lekë dhe ia japin PS, ta them troç unë, s’di.

Atë 100 mijë lekë që të jep ai, ta merr prapë te dritat ose ke taksat. Po të nesërmen ku do shkoj unë? Hajde njëherë te shtëpia ime, shife gjendjen e shtëpisë time, se si po jetoj unë. A ka më keq ku po jetoj unë ku me bukë e ku pa bukë. Me një jetim që e kam, se jetimin po e mbaj unë’-pohoi Mimoza Tela.

Ky moment e preku jo pak Belind Këlliçin, i cili teksa falenderoi Mimoza Telën për kurajon dhe guximin që shpreh për të refuzuar shitjen e votës, ironizoi artistët dhe këngëtarët që bëjnë fushatë për Erion Veliajn, duke paraqitur një realitet tjetër të Tiranës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese