Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
37 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Qytetarja në Pogradec gjen age mjekësore te mishi, AKU sekuestron dhe analizon mishin pa vulë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në Fiks Fare një zonjë nga Pogradeci, e cila kërkoi të mbetej anonime denoncoi faktin se kishte blerë mish gici në dyqan dhe në të kishte gjetur një age. Ajo thotë që mishin e kishte blerë në një dyqan ku blen gjithmonë, dhe ditën që do e gatuante vuri re agen në mish.

“U frikësuam ndaj e hoqa nga gatimi, ja hodha qenit. Qeni filloi të villte”- thotë ajo. Vajta u ballafaqova me shitësin e dyqanit dhe më tha nuk di çfarë të them, shko bëj analizat ku të duash. Për këtë arsye ajo vendosi ta denonconte tek Fiksi për ta ndihmuar që këtij mishi t’i bëheshin analizat. Gjithashtu, zonja kishte edhe kuponin tatimor, të dyqanit ku kishte blerë mishin. Mishin dhe kuponin ajo ja vuri në dispozicion gazetarëve të Fiksit për të bërë verifikimet e mëtejshme.

Gazetarët e Fiksit kishin njoftuar drejtorinë e AKU-së Korçë e cila mbulon edhe Pogradecin. Ata erdhën menjëherë dhe sekuestruan mishin me agen dhe kërkuan të bëjnë një kontroll pranë dyqanit të mishit ku e pranishme do të ishte dhe kamera e Fiksit.

Fillimisht pronari i dyqanit që shiste mish gici, dhe shitësi u munduan ta mohonin faktin që gruaja ishte ballafaquar me ta, por kur gazetarët i vunë te dëgjonin ballafaqimin, shitësi e pranoi që kishte folur me gruan, por shtoi që ndoshta mishi nuk është i tyre dhe ajo ndoshta ka interesa të tjera që e denoncon. Fatura tha ai mund të gjej kushdo.

Pretendimi i tij u hodh poshtë nga inspektorja e AKU-së e cila i tha që i vetmi i interesuar në këtë rast është zotëria dhe jo zonja që është konsumatore. Ajo gjithashtu theksoi faktin që në këtë dyqan kishin gjetur mish gici, të pa vulosur. Pra të pa kontrolluar dhe therur siç e kërkon ligji në thertore zyrtare. Sasia e mishit u sekuestrua. Për sa i takon ages së gjetur tha ajo, mund të jetë mbetje më momentin që i është bërë vaksina ose antibiotik. Megjithatë sasisë së mishit do t’i bëhen analizat përkatëse pranë ISUV./Fiks Fare

Më shumë

spot_img
spot_img