Hapësire reklamuese

Politikë

Qytetari “vë me shpatulla pas murit” Berishën: 2 persona iu kanë borxh shqiptarëve, Fatos Nano që solli Edi Ramën dhe ti që solle Bashën në krye të PD-së

Shkruar nga Newsbomb
Qytetari “vë me shpatulla pas murit” Berishën: 2 persona

Në foltoren e ish-kryeministrit Sali Berisha e mori fjalën një qytetar i pranishëm në sallë, i cili e zuri ngushtë ish-liderin me deklaratën e tij.

Ai fajësoi Sali Berishën, pasi solli në krye të Partisë Demokratike Lulzim Bashën, I cili sipas tij e shkatërroi këtë forcë politike.  

“Dy persona i kanë borxh këtij vendi. I pari Fatos Nano që në solli të paudhin në krye të vendit dhe nuk ka lënë gjë pa i bërë Shqipërisë, i dyti jeni ju që na sollët në krye të PD atë që e shkatërroi PD, dhe e vdiq PD-në”, tha qytetari.

“Kur i kërkova dorëheqjen në 2017 Lulzim Bashës dhe ai nuk pranoi, vendimi më i drejtë do të kishte qenë që të dilja në fushë. Ai ka qenë një gabim i madh dhe me pasoja se i dhamë mandatin e tretë Edi Ramës”, u shpreh Berisha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu