Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Qytetari shprehet pro legalizimit të prostitucionit në Shqipëri: Si fillim lëndën e parë duhet ta marrin nga jashtë

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

“Profesioni më i vjetër në botë”, prostitucioni, është ende një nga temat më të nxehta dhe më delicate në vendin tonë, pasi shërbimet seksuale kundrejt pagesës quhen shkelje të ligjit dhe dënohen në azë të legjislacionit shqiptar.

Një qytetar i Tiranës i pyetur nga gazetarja e Tv Klan në lidhje me këtë temë, u shpreh se është dakort me legalizimin e prostitucionit në Shqipëri.

Ai tha se femrat duhet të vijnë nga jashtë sepse në Shqipëri nuk ka shumë.

Qytetari: Jam pro legalizimit te prostitucionit por mallin ta sjellin nga jashte sepse… A do hymë në Europë? Duhet të futet patjetër.

Gazetarja: Pra sipas mendimit tuaj?

Qytetari: Duhet të jetë, por pak me kujdes sepse vend i vogël këtu. Duhet të marrim lëndën e parë nga jashtë si fillim.

Gazetarja: Lënda e parë?

Qytetari: Femrat pra, duhet të vijnë nga andej, pastaj kur të shtohet mileti, futet. Edhe këtu ka por shumë pak. Në Greqi kur isha unë vinin nga Rusia apo nga Afrika.

Gazetarja: E legalizuar ishte?

Qytetari: E legalizuar, me dokumente atje, kishte licence, edhe atë të mjekësisë, të gjitha.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll