Hapësire reklamuese

Aktualitet

Qytetari shpreh pëlqimin për kryebashkiakun e Beratit, Rama: Ja morëm PD-së, i ka lënë asetet në rrugë, ne i morëm po i zhvillojmë te PS

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhet në Berat, ku po zhvillon një takim me bizneset e vogla.

Rama ka vizituar një biznes dhe pronar i ka shprehur pëlqimin e tij për kryebashkiakun Ervin Demo, i cili ka qenë anëtar i PD, por që ka kaluar te PS.

Rama nuk ka kursyer edhe ironinë duke thënë se PD i ka lënë asetet e saj rrugëve, ndërsa PS i ka marrë dhe po i zhvillon brenda Partisë Socialiste.

Pjesë nga biseda:

Qytetari: Edhe kryebashkiakun që na keni prurë është shumë i zoti

Rama: Ervin Demon, ja morëm PD-së. Po shiko e di si është puna PD-ja i la rrugëve asetet e veta dhe ne ca asete të PD i kemi marrë. I kemi marrë në kohë, i kemi marrë asete nga ato që janë në punë. Këtë e kemi gjet aset në zhvillim, kshu që e morëm dhe tani po zhvillohet tek PS-ja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu