Hapësire reklamuese

Politikë

“Do të vritem unë për ty”, qytetari “shpërthen” në foltoren e Berishës: Kam bërë 30 ditë burg për tradhtarin Basha! Mblidhe Kuvendin e ta shohë…

Shkruar nga Newsbomb
“Do të vritem unë për ty”, qytetari

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur foltoren ditën e sotme në Shkodër, ku është pritur nga qindra simpaztizantë demokratë. Në një moment fjalën e ka marrë një qytetar i cili ishte i pranishëm në sallë, duke surprizuar ish liderin e PD-së.

Ai mori mikrofonin dhe i sugjeroi Berishës që të mbledhë Kuvendin, ndërsa tregoi se kishte qarë si fëmijë kur mësoi për vendimin e Lulzim Bashës.

“Zoti Berisha mirë se ke ardh, kam qa si fëmijë kur kam marr vesh, jam ndër ata që akoma kam flamurin e PD, prandaj mblidh Kuvendin Kombëtar dhe ta provojë Lulzim Basha atje në selinë e Partisë Demokratike. Bëj be në fëmijë, do vritem unë për ty, kam bërë 30 ditë burg për këta maskarenj, për tradhtarin e kombit shqiptar Lulzim Basha. Jam edhe ai qe ke postu “Poshte Edi Rama”, këtu vijnë na bëjnë si 100 kilësha në parlament, Shën kolla, ai e ka Shën dreq”, ka thënë qytetari.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu