Tirana
broken clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
2.6kmh
75 %
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
15 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Qytetari që u shtrua te ‘Shefqet Ndroqi’ rrëfen si e trajtuan: Dëgjoja fjalët e njerëzve dhe vendosa të mos shkoja, por më pas ndryshova mendje. Stop gënjeshtrave, kushtet ishin shumë të mira!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6ee3c9e9c722cd0fd469493df8db4274

Maksim Ylli, ish-pacient i spitalit “Shefqet Ndroqi” që trajton pacientët e infektuar me koronavirus, ka rrëfyer eksperiencën e tij në spitalin COVID 2.

Ylli është shprehur se në fillim ishte skeptik për të shkuar në spital, pasi dëgjonte fjalët e njerëzve që mjekët dhe infermierët të trajtojnë shumë keq. Por më pas ai thotë se ndryshoi mendje dhe u shtrua në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Qytetari thotë që kushtet ishin shumë të mira dhe mjekët e infermierët kujdeseshin shumë mirë për pacientët, ndaj ai bën thirrje që të ndalen gënjeshtrat, ndërsa shpreh respektin maksimal për stafin e spitalit.

“Quhem Maksim Ylli nga qyteti i Korçës. Në muajin shtator pata një problem me shëndetin. Pata kontakt me mjeken e spitalit, ajo më adresoi për ia analiza dhe bëra edhe skaner. Me t’i parë këto analiza dhe skaner, në drejtoi drejt spitalit të tiranës “Shefqet Ndroqi”, por duke dëgjuar llafet e njerëzve, thashethemet e njerëzve që nuk duhet të shkosh në spital në Tiranë se nuk sillen mirë, duke qenë pak skeptik me llafet e tyre, u mendova 1000 herë dhe thashë që të mos shkoj.

Pas disa ditëve ndryshova mendje dhe shkova në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Atje më drejtuan në katin e katërt, dhoma 30. Qe një kujdes i jashtëzakonshëm, një shërbim i jashtëzakonshëm. Doktoresha e pavionit Klodiana Bratja, ndjej respektet më të mira. Infermierët dhe Prof.Dr Perlati, drejtori i spitalit, na vinin përditë në dhomë. Kushtet qenë nga më të mirat, kështu që nuk duhet të dëgjoni llafet poshtë e përpjetë të njerëzve. Unë sot e kësaj dite jam në gjendej shumë të mirë. Edhe njëherë, stop gënjeshtrave, respekte për mjekët dhe infermierët”, thotë Maksim YYlli në videon e shpërndarë nga kryeministri Rama.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img