Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Qytetari ‘fundos’ 60 vjeçarin, arrestohet me armë pa leje dhe 15 fishekë

Shkruar nga Newsbomb
Arma e sekuestruar

Një qytetar ka denoncuar një person në Kurbin që mbante armë pa leje.

Efektivët e policisë mënjëherë kanë organizuar punën dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale M.N., 60 vjeç, banues në Shkopet, Kurbin.

Blutë raportojnë se gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale një armë zjarri pistoletë pa leje dhe 15 fishekë.

Sakaq, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin, për veprën penale "Armëmbajtja pa leje".

Njoftimi i policisë:

Kurbin - Bashkëpunimi me komunitetin vë në pranga një shtetas që mbante të fshehur armë zjarri në banesë.

Sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë me 15 fishekë.

Specialistët për parandalimin dhe hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, pas informacioneve të marra nga qytetarët se një person mbante të fshehur armë zjarri në banesë, kanë organizuar menjëherë punën dhe si rezultat arrestuan në flagrancë shtetasin M. N., 60 vjeç, banues në Shkopet, Kurbin.

Gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale një armë zjarri pistoletë pa leje dhe 15 fishekë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin, për veprën penale "Armëmbajtja pa leje".

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll