Hapësire reklamuese

Politikë

Qytetari e krahason Xhelal Mziun me Kujtim Gjuzin, i replikon ish-deputeti: Ky i ziu nuk ka lënë femër pa provokuar te Bashkia e Kamzës!

Shkruar nga Newsbomb
Qytetari e krahason Xhelal Mziun me Kujtim Gjuzin, i replikon ish-deputeti: Ky i

Deputeti i PD Xhelal Mziu i është përgjigjur dje akuzave të ish-deputeti Nard Ndoka, duke e quajtur këtë të fundit tregtar partish. Komentet në postimin në rrjetin social "Facebook" të Xhelal Mziut ishin të shumta, por dhe kundër tij.

Një qytetar ka komentuar duke e krahasuar Mziun me ish-deputetin Kujtim Gjuzi, si tradhtar.

Ky i fundit i ka replikuar vetë qytetarit në fjalë duke i thënë se nuk mund të krahasohet me Xhelal Mziun sepse ai "nuk la femer pa provokuar ne Bashki". Gjuzi shkruan se ai mund të krahasohet vetëm me Sali Berishën.

"Shoku mesoje: Kujtim GJUZI nuk ka shit vote te Edi Rama. Mos me krahaso me kete ziun qe nuk la femer pa provokuar ne Bashki. Kujtim GJUZI eshte politikan i ndershem i drejteperdrejte aq sa edhe Doktori. Mundesisht hiqe krahasimin qe i ben emrit tim me kete besprem si Hamza KASTRIOTI Dibres i treti se vendin e dyte e ka Luldhim Basha. Hiqe krahasimin ndryshe ky eshte numuri im i cel. 068 20 34 007", shkruan Gjuzi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.