Hapësire reklamuese

Politikë

“Qytetari burg për një kotec, Salillarit i dhurohen 8 mln euro për pallatin pa leje”, Berisha akuza Ramës: Kënaqi vetëm xhepat e tij

Shkruar nga Newsbomb
“Qytetari burg për një kotec, Salillarit i dhurohen 8 mln euro

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë pasdite një bashkëbisedim me qytetarët e Gramshit.

Në fjalën e tij ai hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se mendon vetëm për xhepat e tij dhe jo për problemet e qytetarëve.

Sipas Berishës një qytetar dënohet kur ndërton një kotec në oborrin e tij, ndërsa oligarkët që ndërtojnë pallate pa leje shpërblehen nga Rama.

“Kjo është e vërteta. Kjo nuk është vetëm në Gramsh, po të dëgjoni Edi Ramën, përveç vrrerit që nxjerr ndaj opozitës, avokatisë që i bën Vuçiçit, ju nuk e dëgjoni asnjëherë të flasë për një rreth, për qytetarët apo për problematikat e tyre. Edhe në Parlament aty ku janë. T’i dëgjosh ata, duket sikur qytetarët janë njerëzit e lumtur. Sipas tyre, edyhe qumësht dallëndyshe kanë. E masin me veten e vetë. Çdo vendim e marrin për interesat e tyre në kundërshtim me interesat e qytetarëve. Sot deklaronte që arka është mirë.

Salillari mori 8 milion euro tender nga Rama si shpërblim për pallatin pa leje që ndërtoi, kurse tjetri arrestohet për një kotec në oborrin e shtëpisë së tij. Tjetri ndërton pallat pa leje dhe të nesërmen shpërblehet. Por pse? Sepse ai i dërgon baulet me euro atij. Sepse ai dhe pallatet i ndan me të. Për oborrin e kryeministrisë blen 4 mln instalacion arka druri dhe vazo për të kënaqur xhepat e sytë e tij. Ju ftoj që të ngriheni për fatin e Shqipërisë”, u shpreh Berisha.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.